Vendi ynë në orët e para të ditës do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe, por në zonat veriore dhe verilindore do të ketë reshje dëbore. Pasditja dhe orët e mbrëmjes parashikohen të përmirësojnë kushtet atmosferike në territor.  

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes dhe në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Durrësit 15°C.                                

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al