Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim në zonat veri-veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore – jugore duke lëne me vranësira të dendura dhe shira të izoluar zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./tvklan.al