Sipas MeteoAlb vendi ynë gjatë pjesës së parë të ditës do të paraqitet me dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Por pritet që në pjesën e dytë të ditës në territor të ketë kalime të pakta vranësirash pjesërisht në zonën qendrore dhe malore duke krijuar mundësi për ndonjë reshje të karakterit lokal në skajin verior.

Ndërsa mbrëmja largon gradualisht vranësirat nga këto zona. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al