Sipas Meteoalb, masat ajrore me origjinë polare do të kushtëzojnë mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, por herë pas here do të ketë edhe vranësira në zonat jugore dhe lindore, duke sjellë reshje shiu dhe dëbore.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Temperaturat do të pësojnë ulje në orët e para të ditës deri në mesditë, duke shënuar minimumin në mëngjes -10 gradë Celsius dhe maksimumin në mesditë 9 gradë Celsius. Era do rë fryjë me shpejtësi 30 km/h duke shkaktuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /

tvklan.al