Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë pjesës së parë të ditës. Por vranësirat do të shtohen në pjesën e dytë të ditës duke sjell rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat Veriore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 17°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 39°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30-35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë./tvklan.al