Parashikimi i motit 3 Mars 2021



Parashikimi i motit 3 Mars 2021

08:00 03/03/2021

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë gjatë orëve të para të ditës.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë./tvklan.al







Të ngjashme