Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen, duke krijuar në vendin tonë mundësi për reshje të pakta. 

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulën në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë. /tvklan.al