Parashikimi i motit 3 Qershor



Parashikimi i motit 3 Qershor

08:00 03/06/2020

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të paraqitet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në orët e para të ditës.

Por në mesditë dhe në vijim vranësirat do të shtohen, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore, duke sjellë dhe reshje afat-shkurtra shiu ne këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 27°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë./tvklan.al



Të ngjashme