Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm, duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në vend. Por parashikohet që të kemi shfaqje të vranësirave kalimtare, Ku më të dukshme ato do të jenë në zonat malore. 

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim deri 6 ballë./tvklan.al