Sipas MeteoAlb, territori shqiptar vijon të jetë në kthjellime në zonën e ulët dhe bregdetare gjatë gjithë ditës. Por kalime të pakta vranësirash do të ketë në zonat malore gjatë orëve të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat nga 21°C deri në 42°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. /tvklan.al