Parashikimi i motit 30 Shtator 2022

Parashikimi i motit 30 Shtator 2022

08:07 30/09/2022

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu në zonat veriore, pjesërisht në zonat qëndrore dhe në skajin jugor të Shqipërisë.

Parashikohet që shirat më të dukshëm të jenë në zonat veriore. Por orët vijuese do të sjellin përmirësim gradual dhe të përkohshëm të kushteve atmosferike në territorin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë. /tvklan.al





Të ngjashme