Vendi ynë do të paraqitet kryesisht me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të alternohen me vranësirat kalimtare. Por pritet që vranësirat të zhvillohen herë pas here, duke krijuar mundësi për ndonjë reshje të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al