Territori shqiptar vijon të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin në vendin tonë orë të shumta me diell, ku paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë kalime të pakta dhe të përkohëshme të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje. Vranësirat më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al