Moti i qëndrueshëm vijon të jetë prezent, duke bërë që të kemi kthjellime dhe vranësira të lehta në vend. Por parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të bëhen më të dukshme, kryesisht në zonat malore, por pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës, me -5°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit, me 12°C.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al