Vendi ynë mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet që të kemi kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore të Shqipërisë gjatë orëve të pasdites. Ndërsa bregdeti dhe zona e ulët do të jenë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të dukshme do të bëhen në pjesën e dytë të ditës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell dallgëzim 3 ballë./tvklan.al