Vranësirat e shpeshta mbeten prezente në territorin shqiptar duke sjellë reshje afat shkurtra në orët e mesditës dhe në vijim, ku më të dukshme reshjet e shiut do të jenë përgjatë kufirit lindor. Por mbrëmja përmirësojnë gradualisht motin në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 7°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit dhe Lezhës me 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al