Vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat veriore dhe qendrore, por nën ndikimin e reshjeve do të jetë jugu i territorit gjatë paradites. Pasditja dhe orët e natës do të përmirësojnë gradualisht kushtet e motit në këto zona.   

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -4°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Durrësit 15°C.                               

Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al