Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë vendin, reshje dëbore mbeten prezent në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Orët vijuese do të sjellin ndërprerje të reshjeve dhe intervale të shkurta me kthjellime në territor, por reshjet e shiut dhe dëborës do të rikthehen sërish në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al