Sipas MeteoAlb, territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve përgjatë vijës bregdetare gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesërisht zonat qendrore dhe zonat malore do të kenë vranësira të lehta pas mesditës. Por parashikohet që orët e mbrëmjes dhe të natës të largojë vranësirat duke rikthyer motin e kthjellët dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 40°C. Era do të fryjë me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al