Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në zonat veri-veriperëndimore. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet ndjeshëm në pasdite duke arritur shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi jugor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë./tvklan.al