Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Por parashikohet që në orët e mesditës vranësirat dhe reshjet afat-shkurtra të shfaqen si fillim në zonat veriore dhe në vijim do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës dhe Pukës me 15°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 38°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al