Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim priten kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.  /tvklan.al