Shqipëria do të vijojë në ndikimin e një moti të vranët, ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante, me intensitet mesatar, në zonat veriore, si dhe në zonat jugore. Ndërsa në mbrëmje do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje në orët e para të ditës, por një zbritje graduale sjellin orët e mesditës, duke shënuar vlerën minimale në mëngjes, prej 3 gradë Celcius në Ersekë, ndërsa maksimumi në mesditë do të jetë 21 gradë Celcius në Tiranë, si dhe në Sarandë.

Era do të vijojë të fryjë mesatare, me një shpejtësi 45 deri në 50 kilometra në orë, në drejtimin kryesisht jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 4 deri në 5 ballë./tvklan.al