Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira, ku në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore vranësirat do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara. Por në orët e pasdites dhe në vijim pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 5 ballë./tvklan.al