Shqipëria vijon nën dominimin e sistemit të fuqishëm vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit. Priten edhe reshje të pakta shiu në të gjithë territorin shqiptar. Herë pas here do të ketë mini-stuhi ere. Më problematike situata paraqitet në orët e vona të mbrëmjes ku pritet intensifikim i shirave në vend, ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent jugor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë./tvklan.al