Sipas MeteoAlb, orët e paraditës paraqiten nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin prezencë të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në mëngjes por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17 – 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.  /tvklan.al