Sipas MeteoAlb pjesa e pare e ditës do të paraqitet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta.

Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë në territorin shqiptar reshje të pakta dhe afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 – 5 ballë./tvklan.al