Sipas MeteoAlb, territori shqiptar në pjesën më të madhe paraqitet  me kthjellim dhe vranësira të lehta, ku në Jug dhe Juglindje të vendit do të këtë prezencë të pakët të reshjeve gjatë paradites.

Por orët në vijim do të përmirësojnë kushtet e motit edhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -2°C deri në 16°C.                  

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë. /tvklan.al