Sipas MeteoAlb, zonat veriore dhe qëndrore të territorit shqiptar do të mbeten sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët, ndërsa nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta paraqiten zonat Jugore.

Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendin dhe për pasojë kthjellimet dhe vranësirat e herë pashershme do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes, por mesdita sjelle rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al