Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e vendit tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Por herë pas here vranësirat do të zhvillohen në zonat veriore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al