Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën më të madhe mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Por në zonat Lindore dhe Veriore

gjatë paradites, parashikohet të këtë prezencë të paktë të reshjeve. Në orët vijuese do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me 1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 21°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzimin 5 – 6 ballë. /tvklan.al