Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me mot të qëndrueshëm, ku pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Por orët e mesditës shtojnë vranësirat, të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat veriore në fillim dhe pastaj gradualisht do të përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlereën minimale në qytetin e Pukës me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Gjirokastrës me 25°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 6 ballë. /tvklan.al