Parashikimi i motit 5 Tetor

Parashikimi i motit 5 Tetor

08:20 05/10/2019

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në qendër të Europës me ndikim deri në vendin tonë do të bëjë që moti të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në zonat malore duke sjellë ndonjë shi të izoluar.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me vranësira për zonat lindore duke lënë ultësirën perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rritje sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT