Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare që do të mbizotërojnë gjatë orëve të para të ditës, por mesdita shton vranësirat në zonat Perëndimore dhe gradualisht përfshijnë pjesën tjetër të vendit duke sjellë reshje shiu. Në zonat Veriore dhe Juglindore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje ne mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 17°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al