Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe temperaturat shumë të larta kanë përfshirë gjithë vendin tonë, ku orët e para të ditës mbeten në dominimin e motit të kthjellët.

Por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Edhe pse do të ketë vranësira në pjesën e dytë të ditës në territor, bregdeti do të vijoj të jetë me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al