Territori shqiptar do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë orëve të para të ditës. Por parashikohet që vranësirat të shtohen në zonat malore në pjesën e dytë të ditës, duke sjellë reshje në zonat malore në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 15°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 38°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor-veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë./tvklan.al