Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat në zonat veriore do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara. Por në orët në vijim vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje si fillim në zonat veriperëndimore dhe gradualisht do të shtrihen në pjesen më të madhe të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por do të forcohet në pasdite duke bërë që të jetë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë./tvklan.al