Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave më të dukshme në zonat malore.

Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen në territorin shqiptar, ku në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të mund të gjenerojnë rreshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./tvklan.al