Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në territorin shqiptar. Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke rrezikuar shira të përkohshëm në zonat veriore dhe jug-juglindje të vendit. Mbrëmja rikthen kushtet e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe krijon në brigjet detare dallgëzim deri 4 ballë./tvklan.al