Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por i ftohtë do të jetë prezent në territor gjatë paradites dhe mesditë. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të kemi shfaqje të vranësirave kalimtare në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor ndërsa në det dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al