Parashikimi i motit 7 Tetor

Parashikimi i motit 7 Tetor

08:00 07/10/2019

Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por nga mesdita e në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin, duke sjellë rrebeshe shiu. Më të fokusuara shirat do të jetën në zonat jugore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6 deri në 23 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT