Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Por parashikohet që në vijim vranësirat të shtohen në vend duke sjellë reshje si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë gjithë vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.  /tvklan.al