Sipas MeteoAlb deri në orët e mesditës territori do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët në Veri.

Por orët vijuese do t’i bëjnë kthjellimet më të dukshme në zonat perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim në det deri në 4 ballë./tvklan.al