Sipas MeteoAlb, kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.

Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend.

Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare por edhe në sipërfaqen e tokës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C.

Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë  maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë./tvklan.al