Sipas MeteoAlb, sot territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ku më të dukshme do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Por herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 50 – 55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al