Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të mbetet me vranësira të herë pas hershme të cilat do të sjellin rrebeshe afatshkurtra shiu.

Por duke filluar nga orët e mesditës, moti në vendin tonë do të përmirësohet gradualisht duke bërë që vranësirat të spostohen në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al