Orët e paradites, do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.

Më të dukshme në ekstremet veri dhe Jug të Shqipërisë duke rrezikuar shira të izoluar. Pasditja dhe mbrëmja mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, ku mëngjesi do të shënojë -3°C ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin deri 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 3 ballë. /

tvklan.al