Parashikimi i motit 9 Shtator

Parashikimi i motit 9 Shtator

08:00 09/09/2019

Vendi jonë gjatë gjithë ditës së nesërme mbetet me vranësira të shpeshta, për pasojë shirat do të jenë të pranishme në të gjithë zonën malore. Parashikohet përmirësim gradual i motit vetëm në orët e vona të mbrëmjes duke i zhvendosur shirat drejt ekstremit verior.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT