Jemi në prag të muajit Gusht dhe të gjithë duan të dinë rreth parashikimit të motit. Pikërisht për këtë ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, meterologia Tanja Porja.

Meterologia u shpreh se Gushti parashikohet i nxehtë, me temperatura 32-35 gradë gjatë mesditës dhe i favorshëm për pushime.

“Edhe muaji Gusht do të jetë i nxehtë dhe shumë i favorshëm për ata që kanë zgjedhur pushimet në këtë muaj. Nuk do të jetë aq i nxehtë sa Korriku, por parashikohet të ketë temperatura 32-35 gradë gjatë mesditës. Muaji Gusht nuk ka sinjale pozitive përsa i përket prezencës së reshjeve të shiut. Do të ketë reshje shumë të pakta dhe jo në të gjithë territorin”, tha Porja.

Përsa i përket muajit Shtator Porja tha se 20 ditët e para pritet të jenë të favorshme për pushime në bregdet.  

“Parashikohet gjithashtu shumë i favorshëm për plazh edhe 20 ditëshi i parë i Shtatorit”, tha meterologia./tvklan.al