Profeti i njohur Nostradamus besohet se ka parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë ku përfshihen dhe disa që mund të ndodhin në 2018. E përditshmja britanike Express rendit disa prej tyre. 

Për këtë vit, profeti ka parashikuar se do të ndodhë Lufta e Tretë Botërore.

Nostradamus ka shkruar se “lufta e madhe do të nisë në Francë dhe e gjithë Europa do të sulmohet dhe do të zgjasë 27 vite.

Thuhet se Rusia, Kina dhe Korea e Veriut do të bashkohen përballë Shteteve të Bashkuara. Zhvillimi i luftës, sipas tij, do të shkaktojë dhe një kolaps ekonomik.

Një tjetër parashikimi i profetit, është dhe shpërthimi i vullkanit të Vezuvit në Itali, që do të trondisë tokën dhe do të sjellë shumë viktima.

Ndërsa në SHBA, ai ka parashikuar një katastrofë natyrore. “

Një tërmet i fuqishëm do ta shqetësojë pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara”

, ka shkruar ai.

Në tokë do të ketë dhe goditje asteroidësh. Por një tjetër shënim është se do të zbulohet medikamenti që  njerëzit mund të jetojnë më gjatë.

Shpresojmë që viti 2018 të jetë një vit i mbarë dhe të mos ndodhin këto parashikime të profetit, që ka zbuluar më parë fuqinë e Napoleonit apo Hitlerit apo edhe sulmet ndaj Kullave Binjake më 11 shtator.  

Klan Plus